-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Italia e do në burg, 35-vjeçari kapet në Tiranë dhe “paketohet” drejt Milanos

Kryesoret

Një 35-vjerçar i shumë kërkuar nga Italia është kapur ditën e sotme në Tiranë. Siç bëjnë me dije autoritetet në kuadër të operacionit “Milano 2” është arrestuar personi me inicialet S.S., 35-vjeç. Ai akuzohet për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve”, ndërsa në Itali është dënuar me burg.

Kapja e tij u bë në Sauk ditën e sotme dhe kanë nisur tashmë procedurat për ekstradimin e tij në Itali.

Njoftimi:

I akuzuar nga autoritetet italiane, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një 35-vjeçar.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Milano 2″.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në Sauk, dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin S. S., 35 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit