-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi nxjerr protestuesit: Ja si i dhunoi policia

Kryesoret

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi doli në një konferencë për media ditën e sotme ku trajtoj protestën e opozitës si dhe dhunën e ushtruar ndaj protestuesve.

Blushi shprehu fillimisht falenderime për qytetarët që morën pjesë në protestë duke thënë se është e vetmja mënyrë për të rikthyer demokracinë në vend duke thënë se tashmë populli e ka marrë në dorë fatin e vet dhe të Shqipërisë.

Ai u ndal gjithashtu dhe tek dhuna e ushtruar ndaj protestuesve duke thënë se ishte e urdhëruar politikisht nga Edi Rama dhe Taulant Balla. Dhunë për të cilën sekretari i Partisë së Lirisë nxorri dhe pamje gjatë fjalimit të tij.

Blushi u shpreh se dhuna e ushtruar nga oficerët është një mënyrë e Ramës për ti shpëtuar llogaridhënies së pupullit për të gjitha krimet e tij. Ndërsa shtoj se Shqipëria nuk mund të kthehet në Bjellorusinë e rajonit.

“Mesazhi i fortë dhe i qartë i protestës madhështore ishte se populli është shumicë në ktëë vend dhe ora e llogaridhënies për një grusht hajdutes oligarkësh dhe kriminelësh me në krye Edi Ramën më në fund po afron.

PL falënderon çdo qytetarë që edhe dje sakrifikoi diçka nga vetja për përmbushjen e misionit të Shqipërisë nga trqadhtari i kombit Edi Rama që dhe dje i firksuar nga krimet e tij ushtroi terror ndaj popullit.

Rrahja e protestuesve me urdhër politik nga Edi Rama dhe Taulant Balla nuk ka për ta shpëtuar nga llogaridhënia kryehajdutin Edi Rama dhe pushtetin e tij të blerë me paratë e krimit të organizuar. I bëjmë thirrje avokatit të popullit dhe organizatave ndërkombëtare të reagojnë ndaj barabarisë që banditët e Taulant Ballës dhe Ramës ushtruan ndaj qytetarëve. Shqipëria nuk mund të transformohet në Bjellorusinë e rajonit tonë” u shpreh sekretari i Partisë së Lirisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit