-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Manja rrëzon Bashën: Nuk po lirojmë nga burgu zyrtarët që po heton SPAK-ut

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot se nuk do të shkojë nesër në Kuvend për të votuar amnistinë penale që kërkon 84 vota pasi akuzoi qeverinë se po tenton që të nxjerrë nga burgu njerëz që ka nën hetim SPAK-u dhe që i ka dënuar gjykata e Posaçme. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja doli para mediave për të bërë një shpjegim sipas versionit të tij.

Në këtë projektligj amnistie kategoria e të dënuarve që nuk përfitojnë ne kemi ndjekur traditën e të gjitha amnistive, u zbresim të gjithë burrave nga një vit dhe nga 1.5 vite grave dhe të miturve. Në komisionin e Ligjeve, ka pasur një propozim që nga amnistia të përfitojnë të dënuarit e formës së prerë nga Gjykata e Posaçme.

Amnistia është mbi dënimin dhe veprat dhe jo mbi kompetencën e gjykatës mbi të cilën është dënuar personi. Nuk ka asnjë amnisti nga ndjekja penale për çështje që janë në duart e SPAK-ut apo prokurorisë së juridiksionit të përgjithshëm veç disa kundravajtje penale” tha ai.

Por ku do i gjejë votat shumica nëse asnjë nga grupet e PD-së nuk shkon në Parlament? “Më vjen keq që prishet tradita e votimit në parlament. Nuk mund të kondicionohet vota, ku mbi 700 të dënuar, apo 1500 të tjerë që presin ulje dënimi, që presion nga Kuvendi si votë humanizmi apo mëshire. Do të më vinte keq nëse vota e deputetëve do të kondicionohet nga axhenda të vogla politike” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit