Një punonjës i policisë së Fierit është pezulluar nga detyra nga AMP.
Si rezultat i hetimeve nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka rezultuar se inspektori R.A., gjatë kryerjes së detyrës së tij kryente veprime korruptive me shoferët e automjeteve duke mos i ndëshkuar ata me masa administrative. Pra për të mos vendosur gjobë merrte para në këmbim.
Njoftimi:
Vendimi i Gjykatës erdhi në funksion të Procedimit Penal të vitit 2024, hetuar për veprat penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Nga hetimi i kryer nga AMP u dokumentua me prova se punonjësi i policisë, Inspektor R. A., gjatë kryerjes së detyrës së tij funksionale, kryente veprime korruptive me drejtues automjetesh duke mos i ndëshkuar ata me masa administrative.