Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi sot se nuk do ta votojë amnistinë nesër që qeveria do të çojë draftin në Kuvend. Akuzoi më tej se qeveria po tenton që të kontrollojë institucionet e pavarura. Theksoi se nesër do të jetë e njëjta skemë, kaos.
“Grupi vendosi që të vijonte aksionin në Parlament deri në përmbushjen e kërkesave tona, komisionet hetimore për llogaridhënien dhe reformën zgjedhore. Shpreh shqetësimin për një tentativë të mazhorancës për të ngritur një n/komision, për auditim parlamentar që synon të marrë nën kontroll kontrollin e lartë të shtetit.
I bëj thirrje shumicës që të heqë dorë nga kontrolli i cdo institucioni të pavarur të shtetit. Kjo është e paprecedentë që deputetë të Kuvendit të auditojnë dhe të ndërhyjnë në punën e KLSH-së” tha ai.