-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama fuqizon Prefektët, marrin në dorë sigurinë

Kryesoret

Qeveria ndryshon kompetencat e Prefektëve. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave bëri me dije se kanë miratuar disa ndryshime që parashikojnë t’i japin më shumë kompetenca rolit të Prefektit.

Roli kryesor sipas Ballës, do jetë drejtimi i Këshillit të Sigurisë Publike me synimin për rritjen e sigurisë në komunitet. Por a mundet Prefekti të kërkojë shkarkimin e kryetarit të bashkisë? Balla e mohoi.

“Ka qenë një informacion i rremë lidhur me këtë qasje. Qeveria ka të drejtën e rasteve të propozimit të shkarkimit. Në ligj përcaktohet qartë dhe vendimin përfundimtar e jep Kushtetuesja. Nuk është e vërtetë.

S’ka përplasje të kompetencave të prefektit me kryetarin e bashkisë. Prefekti është përfaqësuesi vendor i Këshillit të Ministrave. Ajo që për mua ka rëndësi është drejtimi i Këshillit Vendor të Sigurisë publike, për të garantuar më shumë siguri në komunitet” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit