-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA-ja bllokon rezolutën për armëpushim në luftën Izrael-Hamas

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara i kanë sërish veto të martën një draft-rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për luftën Izrael-Hamas, duke bllokuar kështu kërkesën për një armëpushim të menjëhershëm humanitar.

Njëkohësisht, SHBA-ja ka shtyrë këtë këshill me 15 anëtarë që të miratojë një armëpushim të përkohshëm, të lidhur me lirimin e pengjeve të mbajtura prej Hamasit.

Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Të martën, 13 anëtarë të këshillit kanë votuar në të mirë të draftit algjerian, ndërsa Britania ka abstenuar.

Kjo është hera e tretë që SHBA-ja përdor veton ndaj një rezolute të ngjashme, prej nisjes së luftimeve më 7 tetor të vitit të kaluar.

Lufta është nxitur prej Hamasit, pjesëtarët e të cilit kanë kryer sulme në zonën kufitare të Izraelit, duke lënë të vdekur 1.200 persona dhe duke marrë peng 240 të tjerë.

“Një votë në të mirë të këtij drafti është mbështetje për të drejtën palestineze për jetë. Në të kundërtën, është përkrahje për dhunën brutale dhe ndëshkimin kolektiv ndaj tyre”, ka thënë ambasadori i Algjerisë në OKB, Amar Bendjama, para votimit./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit