-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VOA: Rusia po zhvillon armë bërthamore për përdorim në hapësirë

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara besojnë se Rusia po zhvillon një armë bërthamore për përdorim në hapësirë kundër satelitëve. Shpërthimi i një arme të tillë mund të shkatërrojnë gjithçka, që nga komunikimi ushtarak e deri tek shërbimet e komunikacionit, tha të martën një burim me dijeni për çështjen.

Presidenti Vladimir Putin tha të martën se Rusia ishte kundër vendosjes së armëve bërthamore në hapësirë, ndërsa ministri i tij i mbrojtjes mohoi kategorikisht njoftimet se Rusia po zhvillonte aftësi bërthamore për përdorim në hapësirë.

Shtëpia e Bardhë dhe Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtarë nuk pranuan të komentojnë mbi këtë çështje.

Njoftimet rreth zhvillimit të mundshëm të armëve bërthamore hapësinore ruse dolën në pah pasi kryetari republikan i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin, Mike Turner, lëshoi një deklaratë duke paralajmëruar për një “kërcënim serioz të sigurisë kombëtare”.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha të enjten se Shtetet e Bashkuara besojnë se sistemi që po zhvillohet nga Rusia do të shkelte një traktat që ndalon dislokimin në hapësirë të armëve të shkatërrimit në masë.

Traktati i vitit 1967 i ndalon vendet nënshkruese, përfshirë Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara, që të vendosin “në orbitë rreth tokës çdo objekt që mban armë bërthamore ose çfarëdo lloj armësh të shkatërrimit në masë”.

Marrëdhëniet SHBA-Rusi janë të tendosura nga një mori çështjesh, ndër to agresioni i Moskës ndaj Ukrainës, i cili ka shkaktuar konfrontimin më të madh midis Perëndimit dhe Rusisë që nga kriza e vendosjes së raketave ruse në Kubë në vitit 1962.

Gazeta New York Times raportoi të shtunën, pa cituar burime, se javët e fundit ka qarkulluar një paralajmërim nga agjencitë amerikane të spiunazhit se Rusia mund të planifikojë një lëshim të ri sekret satelitor me qëllime ushtarake dhe se pyetja kryesore ishte nëse bëhej fjalë për armë bërthamore./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit