-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detajet/ Ky është fieraku që torturoi 19-vjeçaren për të humbur fëmijën (EMRI)

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në ishullin e  Zakynthos në Greqi ku protagonist u bë një shqiptarë.

Ymer Haxhija 27-vjeç u arrestua prej policisë pasi sipas mediave greke, ai dhunoi, drogoi, mbajti peng, dhe çoi në abort Athina Marula, vetëm 19-vjeçe.

Policia helene ka informuar se dy të rinjtë kishin një lidhje intime, si rezultat i së cilës vajza ishte tashmë në muajn e dytë të shtatzanisë.

Fillimisht ata bashkëjetuan disa kohë bashkë, por si pasojë e konflikteve vajza kishte vendosur të shkonte të jetonte me prindërit e saj. Disa ditë më vonë Haxhija dhe e reja u ballafaquan dhe njëherë në shtëpinë e shqiptarit, pasi ky kishte shkuar për ta mare, duke i kërkuar që të qëndroj me të. 19-vjeçarja ka refuzuar, i ofenduar nga kjo gjë Haxhiaj e ka lidhur me litar dhe më pas e ka dhunuar. Gjithashtu e detyroi të marrë disa kokrra ilaç për të dështuar fëmijën, dhe ashtu ndodhi.

Pak minuta më vonë për shkak të dështimit hemorragjia ishte e madhe, dhe 27-vjeçari është detyruar të çojë viktimën në spital.

Shërbimi social mori menjëherë në mbrojtje viktimën, ndërsa autori do të dërgohet në gjykatë me akuzat e dhunës, plagosjes, detyrim për ndalimin e shtatzënisë dhe pengmarrje. Vepra penale të konsideruara të tipit të rëndë që dënohen me heqje lirie mbi 7 vjet.

E rëndë! Shqiptari rreh dhe drogon 19-vjeçaren për të ndërprerë shtatëzaninë

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit