-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Miratimi i ligjit për Zonat e Mbrojtura, Rama: 100% në një mendje me BE

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ndryshimet e miratuara sot në ligjin për Zonat e Mbrojtura, duke thënë se janë 100 % në një mendje me Bashkimin Europian.

Ai gjithashtu ka publikuar dhe reagimin e BE-së në lidhje me këtë çështje dhe thekson se në këto 10 vitet e fundit është bërë një përparim shembullor në mbrojtje të biodiversitetit.

E gjitha kjo në kuadër të vizionit Shqipëria 2030, siç citon vet Rama.

“100% në një mendje me Bashkimin Europian! Me vizionin e Shqipëria 2030 dhe vullnetin e palëkundur për ta bërë këtë vend një destinacion turistik të nivelit më të lartë mesdhetar, ne kemi bërë në 10 vitet e fundit një përparim shembullor në mbrojtje të biodiversitetit dhe sot jemi të parët në rajon për sasinë e zonave të mbrojtura. Ndryshimet e sotme e forcojnë bazën e rrugës sonë ambicioze për zhvillim të qëndrueshëm në harmoni me bukurinë mahnitëse të Shqipërisë” shkruan Rama.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit