Armando Kumarku dhe nëna e tij Natasha Rombula u arrestuan ditën e djeshme nga policia për shfrytëzimin e djalit 10-vjeçar të Armandos në rrjetin social “Tik Tok”. Vetëm 24 orë pas prangosjes ata do të njihen ditën e sotme me masën e sigurisë.
Ka qenë nëna e djalit të mitur ajo që ka bërë denoncimin për shkak se gjyshja dhe babai i tij e shtynin të përdorte fjalë denigruese dhe banale në rrjetin social “TikTok”.
Sipas policisë Natasha dhe Armando kanë qenë në hetim prej dy muajsh në kuadër të operacionit policor “Show”, fillimisht duke u shpallur në kërkim e më pas duke u arrestuar nga policia e Kuçovës.