Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani nënshkroi ditën e sotme një memorandum mirëkuptimi me drejtorin e NCA të Britanisë, Graemen Biggar, institucion i cili lufton krimin e organizuar.
Ky memorandum, shënon një tjetër hap të rëndësishëm të SPAK, drejt forcimit të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar brenda dhe jashtë vendit.
Akti i sotëm është gjithashtu një moment historik për të dy institucionet, pasi është marrëveshja e parë që NCA nënshkruan më një strukturë hetimore në Shqipëri, siç është SPAK.
Qëlimi kryesor i kësaj “aleance” është forcojë partneritetin e suksesshëm tashmë të vendosur midis SPAK dhe NCA, në përpjekjen e përbashkët kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave si dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë publik.