Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është pyetur sërish për rastin e zhdukjes së Ervis Martinajt. “Unë i qëndroj bashkë me drejtorin e përgjithshëm angazhimeve publike. Policia e shtetit e bën punën 24 orë, edhe ndaj këtij angazhimi. Pjesë e analizës sot do jenë dhe ngjarje të vjetra kriminale të Korçës”.
Foli edhe për ekstradimin e bosëve të krimit nga Dubai. ”Ne po punojmë për një gjë të tillë. Kjo lidhet në mënyrë të qenësishme. Nuk pranojmë që persona që kanë hesape me drejtësinë shqiptare të fshihen diku. Besoj do arrijmë me çdo vend një marrëveshje të tillë”, theksoi ai.