Tragjedi në SHBA. Një tragjedi e paimagjinueshme familjare ka ndodhur në Misuri të SHBA-së me një nënë që i vuri zjarrin dhe djegur katër fëmijët e saj dhe veten me raportime se gruaja ishte në një mosmarrëveshje me të burrin për kujdestarinë e fëmijëve, sipas mediave amerikane.
Disa orë para se t’i vinte flakën vetes, gruaja kishte postuar një foto me fëmijët e saj në Facebook, ku shkruante: “Të gjithë fëmijët e mi po flenë të qetë në shtretërit e tyre. E di që ata janë të dashur aq shumë sa do të bëja gjithçka për ta. Ky është momenti im më i mirë”.