Dy gra nga Ukraina me origjinë shqiptare që rreth dy vjet jetojnë në Gjermani si refugjate nga lufta. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, të dyja thonë se ëndërrojnë për lirinë e Ukrainës, derisa kanë krijuar jetë në Gjermani dhe po tentojnë të krijojnë lidhje me komunitetin shqiptar atje.
Një autobus i madh me shumë ukrainas të frikësuar, është kujtimi i fundit që Katarina Larina e ka nga vendi ku u lind e u rrit. Më 1 prill të vitit 2022, rreth një muaj pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës, ajo arriti t’i bashkohej kolonës së refugjatëve që largoheshin për në vende të tjera të Evropës. Tash e afro dy vjet, ajo po jeton në qytetin Erfurt të Gjermanisë. (Lexo KETU shkrimin e plote).