-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherr brenda lokalit, i riu me probleme mendore plagos 65-vjeçarin

Kryesoret

Një sherr midis dy personave përfundoi me plagosjen e një 65-vjeçari. Policia informon se në konflikt është përfshirë një i ri me probleme mendore dhe ka plagosur personin tjetër.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në Perondi të Kuçovës, ndërsa i riu 29-vjeçar, i identifikuar si Kevin Krasi, është vënë në pranga.

Ndërkohë është proceduar penalisht edhe babai i të riut, pasi kanosi të dëmtuarin, për të tërhequr denoncimin.

“Sapo janë njoftuar për një konflikt ndërmjet 2  shtetasve, në një lokal në fshatin Perondi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e konfliktit dhe për të arrestuar përgjegjësin/it.

Menjëherë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 29 vjeç (shtetas me probleme mendore), banues në Kuçovë, i cili për motive të dobëta, në ambientet e një lokali, goditi me send të fortë, shtetasin Xh. Sh., 65 vjeç”, thuhet ne njoftimin e policise.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit