Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit pritet të publikohen sonte, rreth orës 22:00.
Sipas të dhënave preliminare nga mbi 98% e vendvotimeve, deri në orën 19:00 kanë votuar 712 mijë e 128 qytetarë, ose 36.38% e votuesve me të drejtë vote. Kjo përqindje është rreth 8 pikë më e ulët krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, kur në të njëjtën orë pjesëmarrja ishte 44.99%.
Radoniqi bëri të ditur se në shumë qendra votimi ka nisur numërimi i fletëvotimeve, ndërsa rezultatet e para pritet të publikohen gjatë mbrëmjes.
/5pyetjet.al









