Në lidhje me shpërthimin e ndodhur pak më parë në Durrës ka reaguar dhe policia.
Uniformat blu bëjnë me dije se lënda plasëse është vendosur në dritaren e shtëpisë së Ilir Koçiljas, banesë në të cilën nuk jeton njeri dhe ka vetëm dëme materiale.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 26.02.2024, rreth orës 19:55, në lagjen nr.4, Durrës, në pjesën e jashtme të dritares së banesës së shtetasit I. K., në të cilën nuk banon njeri, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e ngjarjes identifikim dhe kapjen e autorit/ve.
I vendosën tritol në shtëpi/ Kush është Ilir Koçilja, që vrau fqinjin në mes të Durrësit