-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre plumba babait, poshtë veshit, gjoks dhe bark (Dosja e vrasjes)

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga vrasja që ndodhi brenda familjes në Shën Vlash në Durrës, ku fëmijët ekzekutuan të atin dhe më pas e groposën. Sipas dosjes Pëllumb Meta u qëllua me tre plumba. “Nga kqyrja e kufomës janë vërejtur 3 plagë tejshpuese me armë zjarri. Një në pjesën e kokës, poshtë veshit, dhe dy në pjesën e gjoksit dhe tek barku” thuhet në dosje.

Por si u zbulua trupi i groposur? “Në zonën ku tregonte deklaruesja Hygerta Meta, që ndodhej në oborrin e banesës në një distancë rreth 20 m nga cepi i banesës ana jugore, ndodhej kasollja e bagëtive, ku filloi gërmimi dhe pasi u arrit në një thellësi 110 cm, u vërejt që në këtë gropë të hapur gjendej kufoma e një shtetasi i mbështjellë fillimisht me një plasmas të zi, e më pas me carcafe.

Kufoma u nxor dhe u konstatua fakti që ajo ishte kufomë njeriu, i identifikuar si Pëllumb Meta, kufomë e cila kishte filluar dhe dekompozimin. Kufoma për shkak te gjendjes që ndodhej nuk u hap, por u dërgua në morgun e spitalit rajonal Durrës.

Motivi ka qenë për shkak të problemeve që ai ju krijonte herë pas here si dhe që ai kohët e fundit donte ta fejonte atë me një shtetas të panjohur për të. Ajo nuk pranonte fejesën pasi ishte në shkollë dhe donte të përfundonte shkollën, por babai e kishte vënë nën presion dhe donte ti dilte fjala e tij” thuhet në dosje. Për këtë krim të rëndë policia ka arrestuar djemtë Hysen e Amarildo dhe vajzën Hygerta Meta

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit