Parmlamenti i Hungarisë ka zgjedur Presidentin e ri pasi presidentja e mëparshme dha dorëheqjen.
Zgjedhja e një kreu të ri të shtetit erdhi pasi presidentja konservatore e Hungarisë dha dorëheqjen më 10 shkurt, mes protestave publike për faljen që ajo i dha një burri të dënuar për ndihmën për të mbuluar abuzimin seksual të fëmijëve në një jetimore shtetërore.
Presidenti i ri është Tamás Sulyok, 67 vjeç i cili ka qenë më parë një avokat ku ka punuar si kreu i Gjykatës Kushtetuese të Hungarisë.
Në fjalimin e tij, Sulyok iu referua procedurave që po zhvillohen aktualisht kundër Hungarisë, në të cilat Bashkimi Evropian ka ngrirë miliarda financime për shqetësimet e sundimit të ligjit dhe demokracisë.