-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U gjet i vdekur në bodrum, viktima me vete kishte 80 mijë franga

Kryesoret

Një person u gjet i vdekur mbrëmë në bodrumin e një shtëpie në rrugën Gjilan-Kamenicë. Sipas informacioneve ai ishte i ardhur nga Zvicra, dhe në xhepat e tij u gjetën 3 telefona celularë dhe rreth 80 mijë franga.

Policia ndërkohë ditën e sotme ka konfirmuar vdekjen e tij me një njoftim zyrtar por ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij.

“Me datë 26.02.2024 rreth orës 22:37, Policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan kanë marrë një informatë se në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan-Kamenicë  është vërejtur një person i cili dyshohet të jetë i vdekur.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante, ku me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion.”, ka konfirmuar policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit