-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Analisti serb: Heqja e dinarit në Kosovë vendim i ligjshëm, Beogradi ishte njoftuar

Kryesoret

Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Serbi, Dushan Janjiç, vlerëson se nuk ka pasur kushte objektive për diskutimin e sotëm në Bruksel lidhur me heqjen e dinarit nga sistemi i pagesave të Kosovës, me ftesë të të dërguarit special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Janjiq vlerëson se “veprimi që ndërmori Prishtina, Qeveria e Kosovës dhe jo (kryeministri i Kosovës) Kurti, është legal, dhe për këtë në dhjetor ishin informuar QUINT-i dhe Beogradi”.

“Nuk është e mundur të bëhet në nivel teknik, kërkon dialog politik. Siç e dimë gjithçka që duhej të ndodhte në dialogun politik, përfundoi në vitin 2023. Po vijnë zgjedhjet evropiane, ndryshimi i lehtësuesve. Roli i takimit të sotëm është të blihet kohë dhe të krijohet një platformë politike mbi bazën e së cilës Banka Kombëtare e Serbisë dhe Banka Qendrore e Kosovës do të bien dakord për disa zgjidhje alternative për transferimin e parave”, tha Janjiç për N1.

Mungesa e palës kosovare në takimin e sotëm ishte e pritshme për të.

“Nga Prishtina ka qenë një njoftim se nuk do të vijnë, vetë dialogu është thirrur para së gjithash për shkak të nevojave politike të Lajçakut, por edhe të QUINT-it”, ka theksuar ai.

Ai shton se në këtë moment është e nevojshme të zgjidhet dorëzimi i parave nga Serbia për përfituesit në Kosovë në këta tre muaj, për sa është vazhduar (shtyrja e zbatimit të vendimit)./Telegrafi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit