-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama kritikon Perëndimin: Politikë dhe burokraci për Ukrainën

Kryesoret

Në fund të samitit në Tiranë u zhvillua konferenca e përbashkët e kryeministrit Edi Rama me Presidentin ukrainas Zelensky për të rikonfirmuar qëndrimin tonë në përkrahje të së drejtës legjitime të Ukrainës për liri, rend e siguri. Kreu i qeverisë shqiptare kritikoi vendet e mëdha dhe të pasura për ndihmat për Ukrainën në frontin e përballjes me Rusinë.

Është moment i veçantë. Nuk jemi vetëm të privilegjuar që të mirëpresim kreun e shtetit por jemi edhe të nderuar që të presim një udhëheqës të rezistencës që në fakt nuk ka vetëm me qëndresën kundër një agresioni brutal kundër atdheut të vet, por qëndron për demokracinë.

Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën për aq kohë sa do të jetë e nevojshme që të ndodhë një paqe që zgjat. Jemi të vetëdijshëm për kapacitetet tona. Ukraina ka nevojë për ndihma dhe mbështetja e më të mëdhenjve dhe më të pasurve të bashkësisë tonë demokratike. E shohim me shqetësim që kjo mbështetje ndonjëherë ngecet sepse Ukraina shndërrohet në një cështje të politikës së brendshme apo që ndodhin vonesa shumë të gjata burokratike” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit