-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trupat e NATO-s në Ukrainë? Zelensky: Putin si Hitleri, luftë me vrasësin

Kryesoret

Presidenti ukrainas, Zelensky komentoi nga Tirana deklaratën e presidentit francez, Macron që la të hapur mundësinë që trupat e NATO-s të futeshin në Ukrainë për të zmbrapsur Rusinë. Ai tha se po përballen me një vrasës si Putini, që krahasoi me Hitlerin.

Kam pasur një takim shumë të mirë me Macron, me shumë nisma, jo një apo dy dhe do të flas, koalicioni për artilerinë. Ne duhet të mbijetojmë dhe duhet të kemi vendime konkrete prandaj nuk mund të ndaj me ju shifrën për artilerinë apo armatime të tjera që mund të kemi. Ne na duhet të mbijetojmë.

Rama: PO! Ka rrezik për luftë në Ballkan

Cdo lloj ndihme duhet të arrijë në kohë. Kjo është nisma më e mirë, na i sillni armatimet në kohë. Nëse do të fitojmë apo jo do të varet nga kjo pikë. Macron pati shumë vendime, si të forcohet Ukraina. Folëm shumë për cështje të inteligjencës, dronë, bashkëprodhim.

Nuk kam qenë në samit dhe u fol se për disa ide të tjera të reja dhe tha do i ndaj këto ide kur të kthehet në Ukrainë. Më duket më tha se do të vijë në mes të këtij muaji apo tjetrin (mars). Kur të vijë do i ndajë këto ide. Na duhet të përballemi me një vrasës, Hitleri, pjesa e dytë. Është një rrezik i madh që na kanoset” tha ai.

Rama i jep një lajm të mirë Zelenskyt

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit