-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç nga Tirana: ‘Dinarin’ do ta zgjidhim me SHBA-në

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se shpreson që, në ditët në vazhdim, të gjendet një zgjidhje për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Ai tha se, në bashkëpunim me partnerët perëndimorë, beson se “do të mund të gjendet një zgjidhje jo e mirë”, por që “do të nënkuptonte mbijetesën e qytetarëve serbë në Kosovë”.

Ai nuk dha detaje se si do të mund të dukej ajo.

Nga fillimi i shkurtit, Banka Qendrore e Kosovës fuqizoi një rregullore, e cila e përcakton euron si valutën e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në Kosovë.

Rrjedhimisht, u ndalua edhe përdorimi i dinarit serb – valutë në të cilën komuniteti serb në Kosovë pranon pagesa të ndryshme nga buxheti i Serbisë.

Rregullorja nxiti reagime të zemëruara si nga Serbia, ashtu edhe nga bashkësia ndërkombëtare, e cila kërkoi pezullimin e saj, në mënyrë që t’u jepet kohë qytetarëve të prekur, që të përshtaten me praktikën e re.

Kjo rregullore ishte temë diskutimesh midis delegacioneve të Kosovës dhe atyre të Serbisë, të martën në Bruksel.

Por, ndërmjetësuesi i bisedimeve, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se shumë pikëpyetje politike për çështjen e dinarit në Kosovë, mbetën pa përgjigje, andaj “duhen takime shtesë”./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit