-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky në Shqipëri, zbardhet axhenda nga takimi me Ramën në aktivitetet e tjera

Kryesoret

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Shqipëri, ndërsa tani është nisur drejt Tiranës ku do të akomodohet.

Fillimisht, Zelensky do të pritet rreth orës 09:00 në Kryeministri nga kreu i qeverisë Edi Rama, ku do të zhvillohet një takim kokë më kokë. Më tej do takohen dy delegacionet që do të firmosin edhe një marrëveshje mes dy vendeve.

Punimet e samitit do të nisin në 11:00 në Pallatin e Kongreseve, ku marrin pjesë edhe liderë të tjerë si, presidentja e Moldavisë, si edhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit, mes tyre Vjosa Osmani. Samiti përmbyllet në orën 13:30 me një konferencë për shtyp mes Zelenskyt dhe Ramës.

Një ditë më pas, 29 shkurt, në Tiranë do të mbahet samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Kjo është një vizitë historike pasi presidenti i një vendi në luftë siç është Ukraina, vjen pikërisht në Shqipëri, një vend i cili dikur ofronte destabilitet sot ofron siguri ndaj një personi të kërcënuar vazhdimisht nga Kremlini.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit