Një 20-vjeçar është vënë në prangat e policisë Krujës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, ndërkohë mësohet se i riu po merret në pyetje nga ana e oficerëve gjyqësore për të zbardhur detaje të mëtejshme rreth ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin E. H., 20 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.