-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë koncepti të mbrojtjes po planifikon Kosova?

Kryesoret

“Mbrojtje gjithëpërfshirëse” është koncepti i ri në të cilin është duke punuar Ministria e Mbrojtjes e Kosovës.

Është ende në fazën e hartimit, por se përbën prioritet kryesor për të, thotë kjo ministri.

Ditë më parë, idenë e shpalosi vetë ministri Ejup Maqedonci, i cili, duke folur për A2/CNN-in në Shqipëri, tha se koncepti i ri nënkupton që secilit qytetar t’i jepet rol në aspektin e mbrojtjes, sigurisë dhe emergjencave civile.

Ai tha se koncepti do të bëhet publik së shpejti, por nuk specifikoi më shumë.

“Ne vlerësojmë se qytetarët, institucionet dhe çdo individ duhet ta dijë rolin e tij në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë, por edhe në aspektin e mbrojtjes civile”, tha Maqedonci.

Radio Evropa e Lirë u përpoq të bisedojë direkt me të, por nuk mori përgjigje pozitive.

Nga institucioni që ai udhëheq, REL-it iu tha se koncepti i mbrojtjes gjithëpërfshirëse është “në përputhje me rrethanat e krijuara viteve të fundit”, kur “strategjia e luftës dhe e interferimit në shtete, me qëllim destabilizimin, ka ndërruar dukshëm, duke u bërë më hibride se kurrë”.

“Ky koncept përbën një plan reagimi kombëtar të të gjithë shoqërisë, në rast të gjendjes së jashtëzakonshme, kur ka nevojë për masa mbrojtëse emergjente”, tha Ministria e Mbrojtjes e Kosovës.

Ajo nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it se çfarë konkretisht do të bëjnë qytetarët, si do të përgatiten për mbrojtje, nga kush dhe për sa kohë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, prej vitesh, ka paralajmëruar se do ta jetësojë shërbimin e obligueshëm ushtarak në vend, por, deri më tash, nuk ka pasur ndonjë hap konkret në këtë drejtim.

Lexini KËTU shkrimin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit