Së fundmi janë publikuar pamjet nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Korçë, ku Ilo Lluka vrau me armë zjarri Emilajno Pinen dhe më pas kreu vet vrasje.
Siç dallohet dhe nga pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë, Emiljano Pine 40-vjeç ishte duke qëndruar në këmbë, teksa Lluka i afrohet dhe e qëllon për vdekje. Më pas Ilo Lluka vrau veten po me armën e krimit.
Pas ngjarjes tronditëse policia nisi hetimet, deri më tani dyshohet se arsyeja kryesore e krimit të rëndë është një trazhgimi. Babai i Ilo Llukës bashkëjeton me nënën e Emiljanos dhe ka dashur ti lërë trashëgimi këtij të fundit apartamentin e tij.