Të tjera detaje tronditëse janë rrëfyer sonte në studion e Top Story lidhur me ngjarjen e rëndë dhe të mistershme në Durrës, ku tre fëmijët dyshohet se vranë dhe groposën babanë e tyre Pëllumb Metën.
Në studio u tregua se ata njiheshin edhe si fisi “Methhajdari”, ndërsa Curri tha se stërgjyshi i Pëllumbit ka vrarë 100 burrë.
Daci: Po më shkruajnë që familja e Pllumbit ka shumë vrasje mbi kurriz, qoftë brenda fisit, qoftë në shenjë hakmarrjeje, Familja e Blerinës edhe familjarë të tjerë të tyre e kanë të trashëguar ftohtësinë e vrasjeve. Djali me motrën dhe nënë e kanë bërë historinë si aksidentale. Kanë lidhje farefisnore.
Bezat: Njihen që kanë histori vrasjeje brenda familjeve.
Daci: Janë ndër vite, por në zonë njihen si familje “Methhajdari”, xhaxhai i Pëllumbit ka vrarë djalin, por edhe në shenjë hakmarrje. Pllumbi dikur dhunonte prindërit dhe kanë jetuar me vëllain tjetër.
Curri: Stërgjyshi i pëllumb Metës ka vrarë 100 burra në atë zonë
Bezat: Mamaja e Blerinës fliste për vrasje fëmijësh, makrabitete, ngjarje të viteve 80’, pretendonte që kunatat i kishin vrarë dy vajza, që vjehrra i hante fëmijët sapo i lindte. Burri i saj ishte 80 vjeç dhe thoshte se e tradhtonte. Këto karakteristika i kishte edhe Blernia, edhe pretendonte se Pllumbi e tradhtonte”./TCH