-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Njihuni me dy kosovarët e shpallur heronj në Suedi pasi i shpëtuan jetën të riut

Kryesoret

Dy shqiptarë të Kosovës që jetojnë në Suedi, Varnamos, janë vlerësuar nga një gjest human që e kanë bërë, pasi rruga për në shtëpi papritmas u mori një kthesë e papritur.

Aziz Berisha dhe Gjelal Mulaj të cilët punojnë si roje të sigurisë, duke u kthyer në shtëpi nga puna kanë parë një burrë të dehur i cili kishte rënë rënë në ujë, në temperatura të ulëta dhe rrezikonte jetën.

Për fatin e tij të mirë ai është shpëtuar nga dy kosovarët, të cilët kanë marrë vlerësimet maksimale nga policia dhe opinioni publik në Suedi duke u shpallur heronj.

“Kemi qenë nëpër media, kemi dhënë intervista çdo ditë dhe jemi nominuar për heronj të vitit, që do të shpallet në tetor të këtij viti. Shpërblim ekonomik nuk kemi marrë, por nuk e kemi bërë për këtë punë” është shprehur njëri prej tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit