-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hajduti me kallashnikov grabit qytetarët dhe biznesin, reagon policia

Kryesoret

Në lidhje me grabitjen e sotme me armë në Kavajë ka reaguar dhe policia e Kavajës.

Uniformat blu shpjegojnë se autori është ende i paidentifikuar dhe se nën kërcënimin e armës “kallashnikov” ai ka grabitur xhiron ditore të një marketi, si dhe disa qytetarë të cilët ndodheshin aty.

Në përfundim të vjedhjes nën kërcënimin e armës ai është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 18:40, në Qerret, Kavajë, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri, ka hyrë në një market ushqimor, ku ka marrë një sasi parash, dhe më pas është larguar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin e kapjen e autorin dhe dokumentin ligjor të ngjarjes” thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit