Shqipëria po bëhet gati për të furnizuar Ukrainën me lëvizjen e fundit për të ringjallur industrinë e prodhimit të armëve dhe municioneve. Por sa e mundur është kjo dhe sa kohë mund të marrë për t’u bërë realitet? Edvin Kulluri, ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes që e njeh mirë nga brenda strukturën ngre katër pikëpyetje të forta.
“Unë e dëgjova për herë të parë kur e tha Zelensky. Ndoshta është diskutuar më parë edhe me vendet e NATO-s apo ka qenë spontan. Ne kemi një traditë të prodhimit të armëve të lehta. Duke qenë se kemi pasur një traditë, por jemi në rrethanë tjetër ku kemi një valë emigracioni, besoj se ka mungesë personeli dhe mbi të gjitha ajo që mua më shqetëson është edhe humbja e memories profesionale, mund të kemi dhe duhet të ketë një mungesë personeli që të ketë dije për procesin teknik të prodhimit.
Së dyti nuk e dimë çfarë municionesh përdor Ukraina, sa mund të përshtaten këto uzina për prodhimin. Kapitali human, eksperienca, mungesa e teknologjisë nëse mungon, sepse mund të jetë e vlefshme edhe ajo që është. Së katërti që është edhe më e vështira, logjistika ligjore. Si do të futet në këtë bashkëpunim” tha ai.
Por sa janë kapacitet tona aktuale për t’u përballur në front nëse do të jetë e nevojshme? Kulluri bën një skaner të fuqisë sonë duke evidentuar edhe gabimet në dekadën e fundit. “Koha për një strategji të re të mbrojtjes kombëtares ka mbaruar. Kanë kaluar 10 vite nga koha kur janë miratuar dy strategjitë, kombëtare dhe e mbrojtjes, por janë të tejkaluara, pasi kanë ndryshuar rrethanat. Në këtë kuptim mendoj se duhet filluar nga dokumentet strategjikë dhe duhen mbushur me rritjen e kapaciteteve parandaluese por pse jo edhe kapacitete luftuese. Është certifikuar, batalioni i luftimit.
Ushtria shqiptare ka një eksperiencën të mirë, kemi ushtarakë që kanë shërbyer në shtabet e NATO-s dhe në terren. Janë forcat speciale që kanë kryer shumë misione. Kemi mbi 1200 ushtarësh të certifikuar për luftë në vijën e parë. Përveç 400 trupa speciale, kemi mbi një mijë personel, policia ushtarake dhe Shërbimi Informativ Ushtarak që ka kryer disa misione të rëndësishme. Investimet në mbrojtjen civile janë të pamjaftueshme ka boshllëqe të mëdha” tha ai.