-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Dhurata’ e luftës për Gramshin, uzina drejt rilindjes, kryetari: E kemi traditë

Kryesoret

Propozimi i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelesnky për të prodhuar municione për të furnizuar Ukrainën, e cila ndodhet nën agresionin rus prej 2 vitesh ka rikthyer prej tre ditësh sytë nga uzinat e diktaturës që dikur prodhonin armë dhe fishekë. Mes tyre është edhe uzina e Gramshit që vite më parë ka prodhuar edhe automatikë AK-47.

Por si është gjendja aktuale e kësaj uzine? Kryetari i bashkisë së Gramshit, Besian Ajazi në një intervistë me “Skype” për “5Pyetjet.al” shprehet se një pjesë e makinerive janë jashtë funksionit. Më tej, kryebashkiaku thotë se një pjesë e kapaciteteve njerëzore që kanë punuar dikur në këtë uzinë janë ende të aftë për punë. Nëse do të ringjallet, vijoi Ajazi, industria do të jetë një gjë shumë e mirë për komunitetin.

“Uzina e armëve të Gramshit nuk është në varësi të bashkisë, nga administrimi, menaxhimi dhe çfarëdo që ndodh aty brenda është në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Por si kryetar bashkie kam informacione se në çfarë gjendje është uzina e dikurshme, pasi dua të theksoj se nuk është funksionale për atë që është ngritur dhe ka funksionuar.

Prej disa vitesh është jashtë këtij funksioni. Ish-uzina ka thjeshtë projekte demontimi. Aktualisht nuk bëhet asgjë që ka të bëjë me të kaluarën. Makineritë dhe pajisjet janë aty. Por nuk ka asnjë funksion të prodhimit të armëve. Makineritë pjesa më e madhe janë jashtë funksionit. Kam pasur kontakte me ministrinë e Mbrojtjes përsa i përket projekteve.

Koha bën të vetën. Një pjesë e madhe e njerëzve që kanë punuar ty nuk jetojnë më, pjesa tjetër nuk janë në moshë të aftësisë për punë, por ka edhe personel të dikurshëm që janë në moshën e punës. Gramshi e ka traditë që prej 1965 këtë lloj veprimtarie dhe burimet njerëzore nuk mungojnë. Por dua të them se edhe teknologjia ndryshon. Nëse do të ngrihet industria do të jetë një gjë shumë e mirë. Ne kemi kapacitete por edhe duhen formuar të tjerë” tha ai për “5Pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit