-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE: Serbia do të ketë pasoja

Kryesoret

Bashkimi Evropian deklaroi hapur dhe qartë se për Serbinë do të ketë pasoja për shkak të mospërshtatjes me qëndrimet e politikës së jashtme të bllokut, gjë e cila, sipas bllokut është pjesë përbërëse e integrimit evropian.

Ky reagim i zëdhënësit kryesor të Komisionit Evropian, Eric Mamer, pasi Serbia nuk e mbështeti deklaratën e 27 shteteve të BE-së lidhur me vdekjen e politikanit opozitar rus, Aleksei Navalny. Përmes kësaj deklarate, BE-ja fajësoi presidentin rus, Vladimir Putin, për vdekjen e kritikut të Kremlinit.

Mamer tha se për mospërshtatjen me qëndrimet e politikës së jashtme dhe ato të sigurisë, Serbinë, shtet kandidat për anëtarësim në BE, do të ketë pasoja.

“Përshtatja është pjesë e procesit të anëtarësimit. Qartëka pasoja në rast të mospërshtatjes me pozicionet e BE-së pasi kjo është një kërkesë bazike që një vend duhet të përshtatet me këto qëndrime për t’u bërë vend anëtar i BE-së. E Serbia është shprehur se anëtarësimi në BE është një qëllim strategjik i saj”, tha ai.

Ndërkaq, zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, përsëriti thirrjen për të gjitha shteteve që të përshtaten me politikat e saj dhe të dëshmojnë përkushtimin e tyre ndaj vlerave evropiane.

“Përshtatja është pjesë e procesit të anëtarësimit. Qartëka pasoja në rast të mospërshtatjes me pozicionet e BE-së pasi kjo është një kërkesë bazike që një vend duhet të përshtatet me këto qëndrime për t’u bërë vend anëtar i BE-së. E Serbia është shprehur se anëtarësimi në BE është një qëllim strategjik i saj”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit