-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha kërkon qeveri teknike: Rama të japë dorëheqjen sa nuk është vonë

Kryesoret

Gjatë fjalës së sotme për mbështetësit e tij, ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje Edi Ramës që të japë dorëheqjen se nuk është vonë.

Sipas Berishës, pa qeveri teknike nuk ka rotacion pushteti në Shqipëri.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Shqipëria sot është vendi më i pasigurt në Europë dhe në botë. Çfarë marrin qytetarët? Mashtrimet e Taulant Ballës dhe Edi Ramës për të cilët s’po ndodh asgjë.

Ndaj miqtë e mi, sot më shumë se kurrë, jeni të ftuar të ngrihemi në betejë pa kthim, më mosbindje civile për qeverinë teknike.

Pa qeveri teknike, zgjedhje të lira nuk ka.

Pa qeveri teknike, rotacion pushteti në Shqipëri nuk ka.

Pa qeveri teknike, çdo ditë, çdo javë, çdo muaj. Shqipëria mbetet një vend i ndëshkuar, një vend që braktiset nga shqiptarët.

Ndaj dhe ftoj shqiptarët, ftoj çdo shqiptar të frymëzohet nga ju, të ndjekë shembullin tuaj, të vazhdojmë betejën tonë, të mbjellim shpresë dhe besim në të katër anët e vendit.

Asgjë nuk na ndan ne nga fitorja jonë.

Asgjë nuk na ndan ne nga realizimi i qëllimeve tona.

Ne do fitojmë!

Ndaj dhe edhe njëherë, mirënjohjen më të pakufishme.

Edhe njëherë, Edi Ramës, jep dorëheqjen sa nuk është vonë.

Largohu se forcë në botë nuk mund të pengojë shqiptarët pa rikthyer votën e lirë, pa shpëtuar Shqipërinë nga narkoshteti, kthetrat e këtyre hajdutëve që s’i ka pasur kurrë në histori Shqipëria as Europa.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit