-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serie A/ Roma dhe De Rossi dhurojnë magji drejt rrugës Champions

Kryesoret

Emërimi i De Rossit në krye të Romës po rezulton më se pozitiv. Ditën e sotme kryeqytetasit triumfuan me shifrat 1-4 përballë Monzës.

Pas disa pasimesh të bukura nga brenda zonës, e majta e Pellegrinit gjeti të papërgatitur portierin vendas, Di Gregorio.

Brenda pjesës së parë, Lukaku realizoi të dytin për skuadrën e De Rossit, duke futur kështu praktikisht në kasafortë 3 pikët.

Në pjesën e dytë spektakli erdhi nga dy argjentinas, me Dybalan dhe Paredes që gjunjëzuan përfundimisht Monzën.

Asgjë për të thënë për Monzën në këtë takim, përveç një goli të nderit nga Carboni, 3 minuta para fundit të kohës së rregullt.

Roma e vendit të pestë ka 47 pikë. Ndeshja e radhës është ndaj Fiorentinës në Firenze, ku do kërkohet të rrëmbehet vendi i katërt në Serie A.

VIDEO

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit