-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bushati-Varoufakis në Public Square: Kapitalizmi ka vdekur, BE-ja ka marrë fund

Kryesoret

Ditmir Bushati diskutoi në podacastin e tij “Public Square” me Yanis Varoufakis, ekonomist i njohur ndërkombëtarisht, ish ministër i financave të Greqisë, autor i shumë librave për kapitalizmin dhe teknologjinë, rreth pasojave politike, ekonomike e shoqërore të zhvillimit të vrullshëm teknologjik.

Varoufakis vjen me tezën shkundëse se “kapitalizmi ka vdekur” dhe se po jetojmë në epokën e “tekno-feudalizmit”, ku tregu i dikurshëm është zëvendësuar nga platforma digjitale, dhe ku përfitimi i dikurshëm është zëvendësuar nga qiratë, përmes të cilave funksionojnë këto platforma digjitale.

BE-ja ka marrë fund

Varoufakis mendon se BE-ja nuk ka nxjerr mësimet e duhura nga kriza e eurozonës. “Nuk mund të kesh një Bashkim Monetar po nuk pate një Bashkim Fiskal, pa pasur një politikë investimi të përbashkët, që nuk varet nga buxhetet e veçanta të shteteve kombe”, thotë ai.

Pandemia provoi kapacitetin e Europës për të bërë më shumë nëse dëshiron, duke rrëzuar tezat e neo-liberalëve se, shteti ka mbaruar, është shumë i kufizuar nga ana fiskale, nuk ka shumë mundësi për shkak të borxheve, thjesht lërjani tregut në dorë. Megjithatë, Varoufakis shfaqet kritik me mungesën e proceseve politike, Fondin e Rimëkëmbjes nga Koronavirus, mungesën e investimeve dhe energjinë e gjelbër. Varoufakis shton se “punëtorit gjerman iu desh të huazonte para në emër të oligarkëve grekë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit