-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hidrocentrali i Skavicës/ ‘Kushtetuesja’ rrëzon ankesat e banorëve

Kryesoret

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e arsyetuar në lidhje me ankesat e banorëve të Dibrës, të cilët janë të pa kënaqur me ndërtimin e hidrocentralit të Skvacisë.

Përpos shqetësimeve të banorëve për cenimin e pronës private si dhe duke kërkuar shpërblim të drejt të saj ‘Kushtetuesja’ është përgjigjur se “kërkuesit nuk kanë arritur të argumentojnë nga pikëpamja kushtetuese cenimin e tyre si rrjedhojë e zbatimit të ligjit nr. 38/2021 ose pasojat e ardhura për këtë shkak, duke mos arritur të përcaktojnë në aspektin kushtetues interesin e tyre të drejtpërdrejtë në çështjen e parashtruar”.

Kështu Gjykata Kushtetuese thekson se ankesa e banorëve nuk ka arritur të përcaktojë cenimin e trashëgimisë kulturore dhe pasurore. Në vendim theksohet se ligji i miratuar nga shteti shqiptar  është ende në fazën e parë të zbatimit të tij, që përfshin aktivitetet paraprake të punës në lidhje me projektimin dhe ndërtimin e HEC-it të Skavicës.

Gjykata thekson detyrimin që kanë autoritetet publike të përfshira për të zbatuar nenin 8 të Konventës së Aarhusit për të garantuar pjesëmarrjen e publikut gjatë gjithë fazave të procesit të projektimit dhe ndërtimit të projektit të HEC-it të Skavicës, si dhe për të marrë në konsideratë rezultatet e procesit të informimit për mbrojtjen e mjedisit, për aq sa është e mundur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit