-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Baza e NATO-s drejt inaugurimit, Peleshi: Një hap i madh për vendin

Kryesoret

Më 4 mars pritet inaugurimi i Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë. Për këtë ka reaguar dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili ka publikuar pamjet dhe shkruan se është një hap i madh në fuqizimin e kapaciteteve ushtarake të vendit.

“Edhe #1Ditë nga inaugurimi i Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë, një hap i madh në fuqizimin e kapaciteteve tona ushtarake.

Ky zhvillim i rëndësishëm jo vetëm që rrit profilin tonë në skenën ndërkombëtare, por gjithashtu forcon angazhimin tonë për paqe dhe siguri në rajon. 🇦🇱✈️ #WeAreNATO”, shkruan ministri.

Kujtojmë se punimet për rikonstruksionin e saj nisën në janar të vitit 2022. Prej asaj kohe është punuar për sistemin e rrethimit dhe të sigurisë e po ashtu të mbrojtjes në perimetrin ku shtrihet kjo bazë.

Nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë investuar nga qeveria shqiptare. Autoritetet shqiptare kanë marrë përsipër ndërtimin e perimetrit të sigurisë dhe rrugëve lidhëse, ndriçimit, vendosjen e kamerave të sigurisë së bazës si dhe të sensorëve të zbulimit të ndërhyrjeve përgjatë rrethimit të bazës.

Në ceremoninë për përurimin e bazës ajrore do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar, të NATO-s dhe të SHBA-së.

Baza ajrore e Kuçovës është ndërtuar në vitet 1950, por doli jashtë përdorimit në vitet ’90” shkruan Peleshi.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit