Fationi la shtëpinë e Big Brother, një vendim ky i marrë nga ana e vetë banorit. Pas daljes ai u shpreh se situata me Meritonin ishte bërë diçka që ai nuk e përballonte dot, pasi nuk ishte hera e parë që ky i fundit ofendonte femrat në shtëpi. “Kjo nuk ishte vetëm për pjesën e Rikes. Çfarëdo gjëje të bëjë femra, ne nuk duhet të bëjmë veprimin e fundit. E kisha të pamundur. Po më vriste kjo gjëja. Dhashë fjalën për këtë gjë dhe duhet ta mbaja.
Më pas ai pati dhe një diskutim me Riken, ku i uroi dhe fitoren.
Fation: Unë e kisha të ndarë, ti e di shumë mirë këtë gjë. E di që je e drejtë në lojë, pavarësisht se disa duan të përfitojnë. Por të uroj fitore.
Rike: Ti ke bërë një gabim të madh.
Fation: Jepi drejtim. Je më e fortë vetë.
Rike: Pse i bëre qejfin? Ai u lumturua.
Fation: S’ka problem. Njerëzit e vegjël e marrin këtë si fitore. Unë jam njeri i madh.









