-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Albin Kurti: Adem Jashari emri i lirisë tonë! Osmani: Të jemi të bashkuar!

Kryesoret

Në 26 vjetorin e Epopesë së UÇK Kuvendi i Kosovës mbajti një seancë solemne në nder të sakrificës së familjes së legjendarit Jashari, të cilët u vranë në shtëpinë e tyre në Prekaz nga forcat serbe, por edhe të gjithë të rënëve në luftë.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani bëri thirrje në Kuvend që t’i shërbejnë me devotshmëri vendit ashtu siç heroi ra për të.

“Tani më shumë se kurrë uniteti për çështjet e interesit kombëtar është i domosdoshëm sepse është mjeti i vetëm për ta forcuar shtetin tonë dhe për ta nderuar kujtimin e atyre që u sakrifikuan për Republikën tonë. Na takon neve ta shkruajmë kapitullin tonë të ri të historisë së shtetit tonë: atë të zhvillimit dhe afirmimit ndërkombëtar” tha Osmani.

“Liria ishte kushti i jetës, e që u bë edhe kushti i vdekjes së Adem Jasharit. Nëse historia është përparimi i vetëdijes së popullit për liri, Adem Jashari është emri i përveçëm i njeriut me të cilën mund t’i referohemi lirisë sonë” tha Kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit