Fredi Beleri ka dhënë dëshminë e tij para trupit gjykues në seancën e sotme ku do të vendoset dhe fati i tij. Beleri është shprehur se kjo është një çështje politike e kthyer ndaj tij dhe se është duke iu bërë gjyq publik.
Ai ka theksuar se qëllimi i burgosjes së tij është që kryeministri Edi Rama të ketë në dorë Himarën duke zhvilluar zgjedhje të reja, por është shprehur se Rama do të zhgënjehet dhe ai do ketë drejtësinë e tij.
“Fredi Beleri gjatë seancës është shprehur se nuk është pranuar asnjë kërkesë e Belerit dhe asnjë provë e paraqitur prej tyre. Ai është shprehur se janë përdorur thëniet e një personi të dënuar për mashtrim, si është i infiltruar i policisë Arsen Rama. Gjithashtu ka deklaruar se janë përdoruri dëshmi penaliteti të falsifikuara. Ai tha që kjo çështje ka qenë, është dhe do të mbetet thjesht politike, është gjyq publik. Ai pretendoi se është shkelur prezumimi i pafajësisë, ka patur gjyq publik për të dhe nuk është zhvilluar proces i rregullt gjyqësore. Po ashtu ka pretenduar se është ndodhur përpara një diskriminim.
Iu është drejtuar gjyqtarëve duke thënë se “duhet t’i thoni jo presionit të pushtetit, shërbejini vetëm drejtësisë”.
Ai është shprehur se qëllimi i arrestimit dhe mbajtja në burg sa më gjatë është për ti dhënë kohë kryeministrit të vendit për të zhvilluar zgjedhje të reja në Himarë.
Por Fredi Beleri ka shtuar se “ai do të zhgënjehet, Himara nuk do ta votojë atë. Nuk e ndjej veten fajtor për asnjë akuzë. Herët ose vonë, do ta gjej drejtësinë time” ka deklaruar Fredi Beleri para gjykatës.