-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata tërhiqet për vendim, Beleri: Hetim qesharak!

Kryesoret

Trupa gjykuese është tërhequr në dhomën e këshillit për të marrë vendimin në lidhje me çështjen për të cilën po hetohen Fredi Beleri.

Beleri lexoi deklaratën para shpalljes së vendimit: Prokurori kërciste stilolapsin në tavolinë gjatë gjyqit, ky është presion. Ky hetim dhe këto akuza janë sajesa qesharake.

Në GJKKO-s, ndodhet Beleri dhe avokati i tij, shoqëruar edhe nga mbështetës. Seancën po e ndjek dhe një përfaqësues nga ambasada greke.

Për Belerin, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 2 vite e 6 muaj burg. Ndërsa për të pandehurin tjetër, Fredi Kokaveshi, bashkëpunëtor i Belerit, SPAK ka kërkuar dy vite burgim, të cilat i janë konvertuar në 4 vite shërbim prove. Kjo masë lehtësuese për Kokaveshin u dha pasi ai ka probleme shëndetësore, si dhe fëmija i tij i mitur ka probleme shëndetësore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit