-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Champions/ Dorëzohen Lazio dhe Sociedad, Bayern Munich dhe PSG bëjnë detyrën

Kryesoret

Bayern Munich dhe PSG janë dy ekipet që kanë prerë biletat e para për në fazën çerekfinale të Champions League këtë sezon. Bavarezët nuk lanë vend për surpriza këtë herë përballë Lazios, duke triumfuar pastër me shifrat 3-0, e duke hedhur prapa krahëve fitoren 1-0 të italianëve.

Pjesa e parë pa  Bayernin menjëherë në avantazhin e dy golave, Kane dhe Muller shënuan për përmbysjen gjjermane, e në të dytën ishte sërish Harry Kane me të gjashtin gol këtë sezon në UCL që vendosi përfundimisht kualifikimin. Përfundon këtu aventura e të besuarve të Sarrit, të cilët nuk mundën të realizonin asnjë goditje në portë në harkun e 90 minutave, hera e parë që nga viti i largët 2005.

Nga ana tjetër, as PSG nuk ka gabuar përballë Real Sociedad në Spanjë. Francezët fituan me rezultatin 1-2, ndërsa ai i përgjithshmi ishte 4-1. Mbappe ishte autori i dy golave, ku të parin e shënoi në minutën e 15’, ndërsa të dytin në minutën e 56’. Francezët janë çerekfinalistët e dytë në Champions League.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit