Haziz Musai i cili u plagos me pistoletë mëngjesin e sotëm nga vëllai i tij N.Musai, është nisur për në spitalin e Traumës.
I plagosuri është në gjendje të rëndë për jetën pasi u godit me armë zjarri nga vëllai i tij.
Policia ka raportuar se sherri mes tyre ka qenë për arsye prone ku 77-vjeçari N.Musai qëlloi me armë zjarri Haziz Musain, ky i fundit u përgjigj duke e qëlluar me sopatë. Por gjendja e tij shëndetësore është e rëndë dhe kritike.