-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vijon Gërdeci, SPAK pyet amerikanët, Mediu: Mua s’më fajëson asnjë dëshmitar

Kryesoret

Vijon saga e gjyqit të Gërdecit. Ditën e sotme dëshmoi Rezart Tërshana, ish-zyrtar në kohën që ndodhi shpërthimi. Ish-ministri i Mbrojtjes së asokohe, Fatmir Mediu deklaroi se asnjë nga dëshmitarët që janë paraqitur në gjyq nuk ka fajësuar ministrin për rolin në këtë proces të demontimit që u kthye në tragjedi.

Dëshmitarët janë thirrur nga prokuroria për të fajësuar ministrin, por nuk ka asnjë që të thotë një gjë për veprimtarinë e ministrit, që të fajësojë ministrin. Çdo akt që është nxjerrë ka qenë në shërbim të interesit të vendit për demontimin e municioneve.

Sa i përket thirrjes së dëshmitarëve, ky është detyrim i prokurorisë që të bëjë të mundur që të jenë prezent. Është kompania që ka bërë demontimin dhe që ka pasur kontratën. Ka bërë transaksionet.

Ka pasur dhe prezantuar teknologjinë dhe eksperiencën. Unë jam i gatshëm që të më pyesin për cdo gjë, kam pritur 17 vite. Nuk dua që të jetë akt formal, por real. Akti i pyetjes duhet të jetë kur të jetë ezauruar akti i pyetjes së dëshmitarëve” tha ai.

Fatmir Mediu është i akuzuar për shpërdorim detyre. SPAK ka kërkuar nga autoritetet amerikane përmes letër-porosive pyetjen e pronarëve të kompanisë amerikane të demontimit mes tyre Patrik Henri. Mihal Delijorgji, administratori i kompanisë “Albademil” nuk i është përgjigjur thirrjes së SPAK-ut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit