Ka nisur me tensione seanca e sotme në Kuvend ku në rendin e ditës janë disa projektligje, ndera ta dhe ai për “Investitorët Strategjik”.
Rithemelimi ashtu siç kishte paralajmëruar ka nisur bojkotimin e kësaj seance me zhurmues dhe pankarta në duar.
Ndër ta deputeti Ervin Salianji ka ironizuar deputetët e mazhorancës duke i quajtur dele për mënyrën sesi votojnë projektligjet.
“Kokën poshtë kartonin lart, janë dele”, tha ai.
Ndërkohë disa nga deputetët mbanin në duar pankarta ku lexohej:
“Demokracia vendoset me zgjedhje”, “Nuk duam Parlament Monist”.