-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biden: Deklaratat e Trump për NATO-n? E rrezikshme, e papranueshme

Kryesoret

Presidenti Joe Biden deklaroi se demokracia është nën kërcënim brenda dhe jashtë vendit dhe e quajti të papranueshëm qëndrimin e ish-presidentit Donald Trump ndaj NATO-s të enjten në një fjalim për gjendjen e vendit, që kishte për qëllim të theksonte dallimet mes vizionit të tij dhe atij të rivalit të tij republikan në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Presidenti Biden, në seancën e përbashkët të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, e hapi fjalimin e tij me një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj zotit Trump për komentet, në të cilat ai dukej se ftonte presidentin rus Vladimir Putin të pushtonte vendet e tjera të NATO-s, që nuk shpenzojnë mjaftueshëm në fushën e mbrojtjes.

“Tani paraardhësi im, një ish-President republikan, i thotë Putinit, po e citojë, ‘Bëj çfarë të duash’”, tha Presidenti Biden. “Unë mendoj se kjo është e rrezikshme dhe e papranueshme.”

Presidenti Biden i bëri thirrje Kongresit që të miratojë fonde shtesë për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë. Ai kishte gjithashtu një mesazh për Putinin: “Mesazhi im për presidentin Putin, të cilin e njoh për një kohë të gjatë, është i thjeshtë. Ne nuk do të largohemi. Ne nuk do të përkulemi. Unë nuk do të përkulem.”

“Putini i Rusisë është në marshim, duke sulmuar Ukrainën dhe duke mbjellë kaos në të gjithë Evropën dhe më gjerë. Nëse dikush në këtë dhomë mendon se Putini do të ndalet në Ukrainë, unë ju siguroj se ai nuk do të ndalet. Por Ukraina mund ta ndalë Putinin nëse ne e mbështesim Ukrainën me armët që i nevojiten për t’u mbrojtur”, tha Presidenti Biden.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit