-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhunonte vazhdimisht nënën, gjykata greke dënon me burg shqiptarin

Kryesoret

Një 31-vjeçarin shqiptar është dënuar me burg nga gjykata e Heraklion në Greqi pasi akuzohet për dhunë në familje.

I riu shqiptar ushtrone dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij 58-vjeçare.

Mediat vendase bëjnë me dije se gjatë seancës gjyqësore nëna e 31-vjeçarit, pavarësisht dhunës që ka përjetuar nga i biri, kërkoi që trupa gjykuese të jepte masë më të lehtë për të pandehurin.
Nëna shqiptare 58 vjeç kohët e fundit ka denoncuar pothuajse çdo muaj djalin e saj për dhunë. Por sa herë që çështja shkonte në gjykatë ajo e mbronte atë dhe cikli i dhunës vazhdonte.

Sakaq, 31-vjeçari shqiptar rezulton i skeduar në të kaluarën për vjedhje dhe varësi nga droga.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit